Greqi/ U plagos me thikë pas shpine nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

25 Dhjetor 2024, 19:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine nga 4 persona, kopshtari shqiptar u

Një ditë pas krimit të rëndë që ndodhi në prag të Krishtlindjes, dje në Varkizë (24 Dhjetor), ku mbeti i plagosur me thikë pas shpine një 50-vjeçar shqiptar, zbulohen detaje të reja dhe identifikohet autori i dyshuar i krimit.

Oficerët tashmë kanë edhe deklaratën e të dëmtuarit, duke zbardhur dinamikën dhe motivet e para.

Sulmi ndaj kopshtarit me origjinë shqiptare, ndodhi në kryqëzimin e Boreadis-it me Moussa-n, ndërsa autoritetet vlerësuan se ka ndodhur për mosmarrëveshje personale dhe në fakt për një arsye të parëndësishme.

Sipas informacioneve të deritanishme, papritur dhe derisa viktima ndodhej jashtë automjetit të tij, para ka ndaluar një veturë, nga e cila kanë zbritur dy persona dhe një motoçikletë nga e cila kanë zbritur dy të tjerë. 

Njëri prej tyre e ka sulmuar, ka debatuar me të dhe e ka goditur me thikë tre herë në veshka. Tre të tjerët rezultojnë të papërfshirë në krim, por përkrahën autorin në largim.

Menjëherë pas kësaj, autori dhe personat që dyshohet se ishin me të janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima e gjakosur ka ecur rreth 50 metra në shesh dhe ka kërkuar ndihmë nga punonjësja e një dyqani. Ndonëse e tronditur, ajo ia shtypi plagët me peshqir dhe thirri ambulancën dhe autoritetet, informon media greke.

Viktima është dërguar në Spitalin Asklepiio të Vulës ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa para se të hynte në urgjencë ka arritur të emërtojë në polici autorin e identifikuar, sipas të cilit kanë pasur mosmarrëveshje personale.

Dy-tre muaj më parë ata janë përleshur nën efektin e alkoolit dhe viktima dyshohet se kishte sharë autorin, i cili nuk dihet nëse kishte ngritur pritë apo e kishte parë rastësisht dje dhe më tej sulmuar. 

Sigurimi është në kërkim të autorit të identifikuar, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkallën e përfshirjes dhe identitetin e personave të tjerë të pranishëm në atentat.