
‘Grindeshin shpesh…’/ Flasin fqinjët e të riut shqiptar që vrau të dashurën në Greqi

Fqinjët e 25 vjeçarit shqiptar, Qamil Taja i cili vrau të dashurën e tij 19 vjeçare Krisjana Brakaj kanë rrëfyer për mediat greke se ata kishin shpesh debate dhe grindje.
Në një rrëfim për Protothema, fqinji tregon se ka pasur një sherr të ashpër mes çiftit shqiptar të ndodhur vetëm një javë më parë.
“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe zënka të forta. Vajza ishte disi më e mbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv. Zënka e fundit ishte e ashpër. Më së shumti dëgjoja zërin e gruas”, thotë fqinji i çiftit, i cili edhe pse ishte në shtëpi nuk e dëgjoi të shtënën fatale.
Fqinjët janë shprehur se megjithëse i dëgjonin shpesh grindjet nuk kanë menduar se do të përfundonin në vrasje. Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur të dy ishin kthyer nga puna. Pas vrasjes, autori shkoi vetë në polici dhe rrëfeu krimin.
ide

Saliu dhe Monika s’mund të hetojnë sa e korruptuar është Amerika!

Edi Rama ka thirrur amendamentin e 5-të

"McGonigal", pse SPAK duhet ti hetojë bashkë Ramën dhe Berishën!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128