Gripi i shpendëve edhe në Gjirokastër, asgjësohen disa pula në fshatin Valare

14 Janar 2025, 17:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gripi i shpendëve edhe në Gjirokastër, asgjësohen disa pula

Në Gjirokastër është konstatuar vatra e parë me gripin e shpendëve. 20 pula në fshatin Valare janë groposur nga specialistët e shërbimit veterinar.

Dyshimet e para janë ngritur nga vetë banorët, të cilët kanë lajmëruar sektorin e veterinarisë.

Mjeku veteriner, Krenar Veliu shjegoi me konkretisht procesin se si kanë vepruar në momentin që është konstatuar diça e tillë.

“Ditën e premte veterineri ka marrë informacionin nga fermeri që i kishin ngordhur disa pula së bashku shkuam në terren dyshuam, morëm mostër dhe pulat e tjera i groposëm siç thotë ligji ndërsa ditën e shtunë doli përgjigja që është ngrordhje nga gripi i shpendëve”, tha Veliu.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128