"Gruaja pret çdo ditë të futet në derë Enea", Artur Thomaraj flet për gjendjen e mjeruar të familjes pas humbjes së djalit

1 Nëntor 2024, 23:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Gruaja pret çdo ditë të futet në derë
Artur Thomaraj, babai i Enea Thomarajt i cili ndërroi jetë 3 muaj pasi mbeti i plagosur nga shpërthimi me tritol më 14 korrik në lagjen “Haxhias” të Elbasanit, në banesën e Alda Nikollit, ka folur mbi gjendjen e mjeruar të familjes së tyre pas humbjes së djalit. 

Artur Thomaraj ka treguar histrinë e dhimbshme të jetës së tyre, para dhe pasi djali i tyre i madh ndërroi jetë.

Arturi tregoi se si 2 herë u gëzuan me fëmijë, e 2 herë përjetuan humbjen e tyre sepse nuk arrinin të mbijetonin. U deshën 5 vite që shtëpia të merrte jetë, me lindjen e djalit të tyre të madh, që e quajtën Enea dhe pas 8 vitesh erdhi në jetë djali i dytë, Arlueni.

Por fatkeqësisht natën e 14 korrikut, Enea mbeti i plagosur rënë pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë ngjitur, ku jetonin motrat Nikolli. Enea ndërroi jetë 3 javë më parë, pasi luftoi në spital 3 muaj. Pasi i tha të ëmës fjalët e fundit: Jam mirë.

Në tiranë kam jetuar tre muajt e ferrit. Kudo që shkoj më del fytyra e tij.. E mbaj derën hapur se pres të më vij djali. Nuk e di si jetoj pa të.” – është shprehur Luljeta, nëna e Eneas. 

Ndërsa Artur Thomaraj në “Për Shqiptarët” në Top Channel ka treguar se si bashkëshortja e tij pret çdo ditë të futet në derë Enea, shikon çdo vend që ka prekur djali dhe i kujtohen, nuk e duron dot dhimbjen.

I duket sikur nga momenti në moment do të kthehet ai, do të vijë nga puna, do e përqafojë.”

Me lot në sy babai i Eneas tregoi se djali i tij nesër do festonte ditëlindjen, por çfarë t'i uronte ai tani që i biri ka vdekur.