Hapet pika kufitare e Kapshticës, lejohet kalimi i kamionëve dhe autobusëve drejt shtetit grek
13 Janar 2025, 16:02 / AKTUALITET

Është hapur pika kufitare e Kapshticës pas pezullimit të qarkullimit për shkak të reshjeve të dëborës.
Kamionët edhe autobuzët, që ditën e sotme pritën në radhë me orë të tëra, janë lejuar të udhëtojnë drejt shtetit grek.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 12.01.2025, për njoftimin nga Policia Kufitare greke, për bllokimin e lëvizjes së kamionëve dhe autobusëve, në PKK Kapshticë, informojmë se:
Ditën e sotme, në orën 14:35, pas kontaktit me palën greke, ka filluar lëvizja e kamionëve dhe autobusëve në drejtim të Greqisë”, thuhet në njoftim.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

