Heroi shqiptar në Zvicër, ja gjesti që bëri

Një djalë që po dhunohej fizikisht nga 20 persona, është shpëtuar nga një shqiptar, në Zvicër. Agron Ajeti po priste në stacionin e autobusëve “Ëaser” në Ëinterthur, më 3 shtator, ndërsa një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëndë djegëse.
Ishte gati mesnatë, por Ajeti, ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut arriti që të hiqte nga duart e 20 dhunuesve djalin nga Zvicra. Mediat vendase shkruajnë se ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi të dhunuarin për të shuar flakët.
Agron Ajeti ndodhej për vizitë në familjen e tij në Zvicër. “Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar, ndërsa djali që u dhunua është dërguar në spital me djegie dhe mavijosje.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
