Hetimet për dosjen Gërdeci/ Letërporosia e SPAK në SHBA! Kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit

22 Shtator 2022, 18:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hetimet për dosjen Gërdeci/ Letërporosia e SPAK në SHBA!

SPAK kërkon dëshminë e Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Kalifornia, për t’i vënë një ‘kapak’ hetimeve për tragjedinë e Gërdecit e për të bërë më në fund drejtësi pas më shumë se 14 vitesh!

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se letërporosia e SPAK në SHBA është dërguar që në muajin korrik, ku kërkohen informacione lidhur me takimet që ka pasur ai në Shqipëri, kontratën e blerjes së municioneve luftarake dhe lidhjen e tij me ‘Gërdecin’. Ato u kërkojnë hetuesve amerikan që ta pyesin ata për llogari të prokurorëve shqiptar.

Pse kërkohet dëshmia e Efraim Diverolit?

Emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenin përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese.

Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

'Gërdeci' në dyert e gjykatave

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pak muaj më parë rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar. 

Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda.

14 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu është rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre.

 Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

Kujtojmë se SPAK tashmë ka rikfilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. 

Pjesë e ripyetjes do të jenë edhe ish-zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008.

Zyrtari i parë që do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu. 

Viktimat e Gërdecit
1. Qemal Deliu
2. Kore Deliu
3. Liljana Deliu
4. Jetmir Deliu
5. Flavio Deliu, 3 vjeç
6. Hysen Cani
7. Muhamet Hoxha
8. Besim Çanga
9. Roland Alla
10. Reshit Kruja
11. Mehmet Hazizi
12. Bukurie Cani
13. Arben Hasa
14. Zilie Kaca
15. Endri Dvorani
16. Shefki Cani
17. Zelije Leti
18. Ilirjan Malci
19. Shqipe Hasa
20. Azem Hamolli
21. Nafije Laçi
22. Zylfije Ahmeti
23. Erison Durda, 10 vjeç
24. Rajmonda Durda
25. Jetmir Ballazhi
26. Resmie Kranja

 

Po ndodh...