Hetimet/ Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit: Vetëm e shtyva dhe nuk doja ta vrisja, por më tha se gruaja jote i zgjidh vetë hallet e saj! Mendova se nuk do merrej vesh ç'kisha bërë
Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e shokut të tij Branko Shkoza më 2 Dhjetor.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, 35-vjeçari Majlind Hatibi ka deklaruar se nuk donte ta vriste 33-vjeçarin dhe se vetëm e shtyu, duke menduar se do dilte vetë nga kanali i cekët.
Dëshmia e 35-vjeçarit:
“Nuk kam dashur ta vras Brankon, por e kam shtyrë duke menduar se ai do të mund të dilte nga uji, sepse aty është cekët. Isha i nxehur për shkak se ai më kishte ngacmuar gruan. I thashë të mos e ngacmonte më. Ai më tha gruaja jote i zgjidh vetë problemet e veta. Në këto kushte e shtyva. Të nesërmen mora vesh që nuk kishte shkuar në shtëpi dhe i familja po e kërkonte. Shkova te kanali dhe pashë që ndodhej i mbytur në ujë disa metra më larg. U pendova për veprimin tim. Më vonë shkoi policia atje dhe pashë një ambulancë që e mori. Mendova që nuk do merrej vesh ajo që kisha bërë, por do merrej si një rënie nga pakujdesia”.
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128