Hetimi disiplinor ndaj kryeprokurorit të Sarandës, shtyhet seanca ndaj Llahos! Zbulohet letra drejtuar ILD
27 Janar 2025, 11:22 / AKTUALITET
Në mbledhjen e KLP të thirrur pasi ILD kërkon masë tjetër për prokurorin e Sarandës, Kledian Llaho përmes një letre ka kërkuar të përfaqësohet me një avokat.
Sipas shkresës së përcjellë prej tij, ILD nuk i ka vënë në dispozicion të gjitha materialet që ka kërkuar, fakt i cili u hodh poshtë nga inspektorja e ILD Daniela Sulaj.
ILD ka kërkuar masë disiplinore ndaj Llahos pas ankesës së një prokuroreje ndaj tij. Seanca u shty për në datën 27 shkurt ora 10:00.
Më herët KLP ka shtyrë edhe një vendimmarrje tjetër për në 30 janar, pas kërkesës së ILD që prokurorit Llaho t’i ulet 40 përqind e pagës për një vit. Edhe SPAK ka kërkuar masë ndaj Kledian Llahos i cili i ka konsideruar këto si sulme të qëllimshme për shkak të detyrës si prokuror.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
