Hetimi i Fredi Belerit/ SPAK: Në telefonin e Pandeli Kokaveshit u gjet një grup ku ju premtoheshin qytetarëve ‘letra greke’

Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, i arrestuar për blerje votash, nuk ka pranuar që të dorëzojë kodin e telefonit. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria në seancën e sotme ku u paraqitën provat shkresore.
Nisur nga ky fakt prokuroria nuk ka ekspertuar dot telefonin e tij, por të Arsen Ramës, ku janë gjetur edhe thirrje dhe komunikimet.
Gjatë seancës së radhës në procesin ndaj Alfred Belerit, SPAK gjatë leximit të provave shkresore, i tha gjykatës se nga ekspertimi i telefonit rë bashkëpandehurit tjetër Panderi Kokaveshi është zbuluar një grup në aplikacionin e Whats app, i quajtur ‘Himara ime je ti!’
Në këtë grup sipas prokurorisë, ka biseda rreth ndihmesës që do t’i ofroheshin qytetarëve të Himarës dhe zona përreth ndër to edhe për sigurimin e ‘letrave greke.’
Madje në një bisedë, Beleri i ka tërhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalës: Çfarë janë këto biseda, nga këto do të digjesh ti?!
Por avokatët e Belerit kundërshtuan leximin e SPAK dhe sipas tyre nuk kanë lidhje me objektivin e gjykimit dhe bisedat janë kryer më herët se sa të kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi të nënës së Pandeli Kokaveshit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

