Hidhet shorti/ Ja emrat që iu dërguan Kuvendit për vakancat në KLP dhe KLGJ

13 Qershor 2024, 18:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hidhet shorti/ Ja emrat që iu dërguan Kuvendit për vakancat
Nënkomisioni i posaçëm i Komisionit të Ligjeve ka hedhur shorti për përzgjedhjen e kandidatëve për vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësorë dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor me short janë përzgjedhur dy kandidadurat e Artan Reçi tdhe Albens Tabakut.

Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë me short janë përzgjedhur dy kandidadurat e Saimir Kolës dhe Erind Mërkuri.

Emrat do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës. Pas përsëritjes dhe dy herë të procedurës, nëse nuk ka konsensus të përzgjedhurit për votimin e tretë konsiderohen të zgjedhur.

Vlen të theksohet fakti se emrat u përzgjodhën me short, pasi palët në nënkomisionin e posaçëm nuk arritën dot të gjenin dakordësinë.

Opozita e quajti procesin si të deformuar dhe akuzoi maxhorancën që po tenton të kapë institucionet e drejtësisë.

Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund te japim konsensus për një proces të deformuar. Me thoni një rast kur keni dalë kundër raportit te Sekretarit të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni politikisht atë! Në konsensusin e japim vetëm mbi kushtetute. Nëqoftëse ju keni përcaktuar kush do te jete kryetar i KLGJ apo Kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe nderhyrje e juaj. Ne jemi me kushtetutën dhe s’mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E din gjithë Tirana, që njerëzit e Engjell Agaçit janë piketuar për kryetar te KLP”- u shpreh Bardhi.

 

Po ndodh...