Hija e atentatit të Rinasit: Kush është Ylli Zalla, pronari i banesës ku u gjet arsenali i armëve

14 Nëntor 2025, 10:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hija e atentatit të Rinasit: Kush është Ylli Zalla, pronari i

Ylli Zalla, 48-vjeçari i shpallur në kërkim pasi pas një kontrolli nga RENEA, iu gjet në banesë një arsenal me armë, mjete shpërthyese e municion rezulton me precedentë penalë.

Ai rezulton i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse, si edhe vendosje eksplozivi.

Gjithashtu rezulton i skeduar edhe për rekrutime të shqiptarëve në ISIS.

Ylli Zalla ndërkohë mësohet se ka kërcënuar me jetë edhe ish pronarin e fabrikës së çimentos, ngjarje e ndodhur disa vite më parë.

Brenda banesës së 48-vjeçarit Ylli Zalla u gjetën:

-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);

-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;

-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;

-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

Blutë shpallën në kërkim 48-vjeçarin dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë Ylli Zalla me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

Ndërkohë ka dyshime se automjeti tip Toyota, i përdorur nga autorët e atentatit ku humbi jetën G

Blutë shpallën në kërkim 48-vjeçarin dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë Ylli Zalla me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

Ndërkohë ka dyshime se automjeti tip Toyota, i përdorur nga autorët e atentatit ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani alias Sheqeri.

Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.

Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.

Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ilmando Dani dhe u plagos rëndë efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani alias Sheqeri.

 

Po ndodh...

ide