Horrori në Pogradec, policia reagon për ngjarjen: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

31 Dhjetor 2025, 09:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Horrori në Pogradec, policia reagon për ngjarjen: 67-vjeçari ka

Detaje të reja janë mësuar nga abuzimi seksual i një të miture në fshatin Piskupat të Pogradecit.

Policia bën me dije se 12-vjeçarja ka rrëfyer përpara autoriteteve se është përdhunuar nga fqinji 67-vjeçar, në banesën e këtij të fundit.

Policia ka arrestuar 67-vjeçarin Rushan Selko, ndërsa vijon hetimet për rastin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Po ndodh...