I dashuri plagosi me armë burrin e saj pas sherrit në Fier, shpallet në kërkim 29-vjeçarja
Policia e Fieri ka bërë me dije se është shpallur në kërkim një 29-vjeçare, bashkëshortja e 40-vjeçarit që u plagos me armë zjarri nga i dashuri i saj, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.
“Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç”, njofton policia.
Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme."
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128