I dha fund jetës në moshën më të bukur, 27-vjeçari shkodran donte të ikte te i vëllai, refuzimi i vizës gjermane e futi në dëshpërim

Në moshën më të bukur, në kulmin e ëndrrave dhe planeve për të ardhmen, 27-vjeçari Brisildo Stankoja nga Shkodra u nda nga jeta një ditë më parë, duke lënë pas një dhimbje të thellë te familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Shkodër, ndërsa lajmi për humbjen e tij është përhapur me shpejtësi, duke sjellë reagime dhe trishtim te ata që e njihnin.
Burime për mediat bëjnë me dije nga Shkodra, se i riu i cili ndërmori aktin ekstrem, duke i dhënë fund jetës, më herët kishte punuar si kuzhinier dhe po përpiqej të ndërtonte një të ardhme më të mirë jashtë vendit, priste të emigronte drejt Gjermanisë për mundësi më të mira punësimi dhe jetese.
Mirëpo ditët e fundit ai nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë emocionale, pasi një refuzim për vizën që aq shumë e priste e kishte futur në një “vorbull” dëshpërimi.
Brisildo Stankoja përshkruhet nga të afërm, por dhe qytetarë të Shkodrës, si një djalë punëtor, me ambicie dhe dëshirë të madhe për të ndihmuar familjen dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë. Largimi i tij i parakohshëm ka lënë një boshllëk të madh dhe një dhimbje të pazëvendësueshme tek familjarët dhe rrethi i tij shoqëror.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128