
I dha fund jetës prej bullizimit, Prokuroria e Gjirokastrës regjistron procedim penal për vetëvrasjen e 17-vjeçares

Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar procedim penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 17-vjeçare i dha fund jetën pasi bullizohej nga shokët e klasës dhe mësuesit.
E mitura me iniciale I. M, i dha fund jetës në banesën e saj, më 10 Shkurt .
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.
Mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.70, të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 10.02.2025, ku në banesën e saj në Gjirokastër u gjet e vdekur shtetasja e mitur I. M.
Në kuadër të këtij procedimi,është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen me prioritet të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, duke nisur nga pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale.
-
-
-
-
Kallas: Do të përpiqemi ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi
13 Shkurt, 15:57 -

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128