I ftohti shkatërroi frutat, fermerët e Devollit raportojnë deri në 100% dëme nga ngricat e majit

Fermerët e fshatrave të Devollit po përballen me një situatë të rëndë si pasojë e dëmeve nga ngricat në sektorin e frutikulturës.
Fermerët e fshatrave të Devollit po përballen me një situatë të rëndë si pasojë e dëmeve nga ngricat në sektorin e frutikulturës.
Ulja e temperaturave në fillim të majit ka bërë që në shumicën e fshatrave të zonës pemtoret me mollë, qershi dhe kumbulla të dëmtohen në masën 95- 100% duke kërcënuar seriozisht ekonominë e qindra familjeve që jetojnë vetëm me këtë aktivitet.
Ata tregojnë se fruti i sapoformuar i mollës, qershisë dhe kumbullës ka ngrirë plotësisht dhe tashmë ka filluar të rrëzohet në tokë. Përveç humbjes së plotë për fitimin e këtij viti, fermerët duhet të përballen edhe me shpenzimet që duhet të bëjnë për vitin tjetër për shkak të specifikave të pemëtarisë
Janë dhjetëra fermerë të fshatrave të Devollit të cilët përveçse për këtë vit nuk do të kenë asnjë kokërr fryt për të vjelë nga puna e tyre duhet të vazhdojnë përkujdesjen për pemëtarinë pasi nëse nuk investohet në trajtimin e tyre, pemët rrezikojnë të preken nga sëmundjet, çka do të shkatërronte edhe prodhimin e vitit të ardhshëm./ Top Channel
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
Kështjella PD që u bë Mejhane e Berishës dhe kështjellë e Ramës
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128