Krimi i dyfishtë në Konispol, Softa: Djali mund t’i ketë vrarë të dy prindërit

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me vrasje e dyfishtë në Konispol ku deri më tani dyshohet se i moshuari qëlloi për vdekje me sëpatë gruan dhe më pas u hodh nga shkallët nga djali, ku gjeti edhe vdekjen.
I ftuar në Ora News, Softa tha se djali mund ti ketë vrarë të dy prindërit.
“Është një fatkeqësi e madhe të mendosh se në atë moshë që janë ata pra guaja e ndjerë 66 vjeçe dhe ai (autori) 69 vjeç në një moment të vështirë që në fund të fundit kanë punuar një jetë të tërë dhe duhet të gëzojnë atë moshën e tretë, pikërisht në këto momente jetojnë mes konfliktit dhe tragjedisë.
Sigurisht që nuk është rasti i parë, raste të tilla janë të përsëritura. Po ndodhin gjithmonë e më shumë, është një fenomen në rritje.
Unë mendoj se mund të kemi dy pista hetimi. I dyshuari bashkëshorti ka vrarë gruan pasi është kthyer nga kullosja e bagëtive dhe ka ndodhur konflikti. Pista e parë pra kur e ka vrarë në sy të mbesës.
Pista e dytë është se ai (djali) mund ti ketë vrarë të dy prindërit”, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
