“I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë”/ Vdekja e dy vajzave nga Ukraina, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë
10 Maj 2024, 16:00 / AKTUALITET

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në kryeqytet ku dy shtetase ukrainase janë gjetur të pajeta në banesë nga shoqja e tyre e dhomës mesditën e sotme (10 Maj).
Mësohet se dy ditë më parë viktima, të cilat u identifikuan si 25 vjeçarja me iniciale A. K., dhe 40 vjeçarja me A. L., kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ilaçin Xanax.
Por ajo ka refuzuar t’ua shesë dhe ukrainaset janë tensionuar duke e kafshuar farmacisten në dorë.
Farmacistja ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Dy ditë më pas, pra sot, 25-vjeçarja dhe 40-vjeçarja u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
Nga Erl Kodra
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


