Atentati me dy viktima në Shkodër, policia njoftim zyrtar: Si u arrestua autori

8 Shtator 2025, 10:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati me dy viktima në Shkodër, policia njoftim zyrtar: Si u

Policia e Shkodrës ka dalë me një informacion zyrtar rreth atentatit të mëngjesit të kësaj të hëne, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Policia njofton se, si pasojë e të shtënave me armë të atentatorit të dyshuar Ragip Gilaj, ka mbetur i vrarë në vendngjarje Armando Pali, ndërsa ka humbur jetën në spital shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Të plagosur kanë mbetur Erogen Brajoviç, 43 vjeç, vëllai i Denis Brajoviçit, dhe kamerierja e lokalit, Meri Kaceri.

“Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe, si pasojë, janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

 

Po ndodh...