I moshuari i hedh benzinë bashkëshortes dhe i vendos flakën, vihet në pranga nga policia në Elbasan
23 Qershor 2026, 12:53 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Karakavec të Përrenjasit Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë ekstreme në familje.
Sipas policisë, shtetasi Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën.
Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje
Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Protesta studentore e vitit 1990, mësimi që historia nuk duhet ta përsërisë
Nga Mirela Karabina
Kur regjimi provokon dhe opozita saboton, Qytetari duhet të qëndrojë!
Nga Albert Zadrima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128