Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Dëshmon në GJKKO vëllai i ‘Rrumit të Shijakut’: Të përfshirët në sulm nuk i njoh

Në seancën gjyqësore është paraqitur edhe Vullnet Muça që rezulton të jëtë i vëllai i Rrumit të Shijakut.
Aktualisht ai ndodhet në pranga pasi pak javë më parë u arrestua në kuadër të një operacioni të SPAK.
Ai disa herë ka qenë i thirrur nga gjykata por që ka refuzuar të bëhet pjesë, dhe në të tilla kushte shoqërimi i tij është bërë në forcë.
Muça: Ne vitin 2019 kam jetuar ne Sukth. Te perfshiret ne atentatin ndaj Arjan Ndoj nuk njoh por vetem Plaurentin e kam degju si emer.
Rrumin e kam vlla.Ne vitin 2019 e kan plagos ne Durres. Unë kam qene duke bere palester dhe e kam pare nga tv dhe kam shku ne spital.
Mora vesh qe ka qene ne mjet me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj duke ardh nga plazhi.
Na ka ra si bomb dhe kemi qene duke u interesuar per vllain, dhe sot që flasim është si gjendje invalidi.
Vellai me ka thene që i kan gjujt nga mbrapa dhe dhe nuk e dinte me shume.
Jemi mundu me dit te verteten. Tani informacionet i ka shteti, por ne s'mund te dime se kush ka gjujt.
Pas ngjarjes kane ardh njerzit per vizitë.
Arjan Ndoj e kam taku 2-3 here para ngjarjes. Para ngjarjes jemi taku disa herë me dit ca na ndodhi.
Ai me ka thene të ja lem kohes ta marrim vesh ca ka ndodh.
Me Familjen e Andi Malokut nihem si bashkfshatare.
Ne vitin 2019 vellai im ka pasur nje Benz.
Arben Manecin e njoh ka qene komshi ne Sukth.
Ne kohën e sulmit vellai ka pasur nje Benz nuk e mbaj ne kujt te pronesi ishte.
Ne portin e Durresit kane kunatin qe puno aty.
Un jam arrestu për pune ca mesazhesh për pune pronesie.
Bashkim Haxhija nuk e njoh as nuk kam pas konflikt. S'jam marr kurrë me falsifikim.
Plaurentin nuk e njoh thjesht e kam pare ne TV si kontigjent kriminal.
Aldo Avdyli nuk e njoh. Astrit Avdyli e njoh si nga Shijaku.
Per vellain s'di gje nese i njeh apo jo.
Me Edmond Cekicin kurr s'kam pas konflikt.
Shkelqim Beshiri se kam degju ndonjehere.
Skerdilajt Konomi nuk e kam degju ndonjehere.
Ne kemi para nje situate qe din te gjithe qe jemi gabimisht.
Kjo ka ardh nje ngaterrese pa lidhje dhe e din shume ca qarkullon ne Durres.
Ne jemi viktime se ne jemi goditur.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
