
Atentati ndaj Ramazan Matajt/ “S’ka pista për lidhje me krimin”, gazetari zbulon detaje: Dyshohet se shkak u bë një lidhje dashurie

Një 33-vjeçar, Ramazan Mataj, u qëllua për vdekje me breshëri automatiku mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, ndërsa viktima ndodhej vetëm në automjetin e tij, një makinë tip “Mercedes-Benz.”
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, i cili ishte i ftuar në studion e News24, vendi i ngjarjes nuk ishte i mbuluar nga kamera sigurie, duke e vështirësuar hetimin. Grupi hetimor po analizon pistën e asaj që e ka çuar viktimën në zonën ku ndodhi vrasja.
Sipas tij policia ka përjashtuar mundësinë që vrasja të jetë e lidhur me veprimtari të paligjshme, pasi Mataj nuk kishte precedentë penalë. Viktima kishte punuar më parë në sektorin e ndërtimit në Belgjikë dhe ishte rikthyer në Shqipëri.
Një nga pistat kryesore që po shqyrtohet është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari. Para ngjarjes tragjike, Mataj kishte kontaktuar të atin rreth 30 minuta më herët, duke i treguar se po kthehej në shtëpi.
-
-
-
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re? Reagon OBSH-ja!
5 Janar, 21:33 -
Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
5 Janar, 21:20 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128