
Atentati në Shkodër/ Arlind Bushati ka plagë në kokë, lufton për jetën! Mbi 20 gëzhoja u gjetën në vendngjarje

Një grup hetimor po mbledh provat në vendin ku iu zu pritë makinës ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati pasditen e sotme në zonën e njohur si “Dobraç”.
Mësohet se deri tani nga makina me të cilin udhëtonin dy të rinjtë janë shkrehur dy armë. Më shumë se 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se Arlind Bushati ka marrë plagë në kokë dhe gjëndja e tij shëndetësore mbetet e rëndë për shkak se ka dhe hemoragji të madhe duke I rrezikur dhe jetën.
Një nga pistat kryesore është e ajo e hakmarrjes ndërsa policia po punon për sekuestrimin e kamerave të sigurisë që kanë qenë të instaluara në atë zonë. Forcat RENEA kanë bllokuar rrugën nacionale që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit dhe po kryejnë të gjitha verifikimet.
Makina Benz me targa franceze me të cilën po lëviznin Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonte nga dalja e zonës së Rusit në drejtim të 5 heronjve, që lidh me aksin nacional dhe Hani i Hotit, informoi gazetari Ergys Kavaja.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128