Atentati në Tiranë, ndërron jetë në spital 52-vjeçari

14 Nëntor 2024, 07:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati  në Tiranë, ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 52-vjeçari Eduard Reçi, i cili mbrëmjen e djeshme (13 nëtor) u plagos me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në rrugën “Faik Konica”.

Mësohet se ditën e djeshme, Reçit i kishte kaluar plumbi në kokë tej për tej. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Policia bëri me dije është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, i cili vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Po ndodh...