
I shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim në Itali për pjesmarrje në grup kriminal në Itali, është vënë në pranga në Tiranë. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor "Milano 2".
Gjykata e Milanos në Itali, i ka caktuar 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Milano 2″.
I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 35-vjeçar.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano 2”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Sauk, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. S., 35 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128