I shpallur në kërkimin për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 29 vjeçari

13 Shkurt 2024, 08:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

I shpallur në kërkimin për shitje të lëndëve

Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shkon 52 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, në nivel qarku.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin Xh. H., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...