Abuzimi seksual ndaj 16-vjeçares, pezullohet shefi i krimeve në Përmet, ishte në dijeni të ngjarjes dhe nuk veproi

1 October 2025, 09:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Abuzimi seksual ndaj 16-vjeçares, pezullohet shefi i krimeve në

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij është nisur një hetim disiplinor për ngjarjen e ndodhur ditë më parë, kur u raportua se një 16-vjeçare abuzohej seksualisht nga njerku i saj polic P.B, dhe polici tjetër, Artur Ago, i cili kryente veprime të turpshme në video me të.

Për të gjithë punonjësit e policisë përfshirë dhe Dhurim Çenkon, ku policia ka patur të dhëna se kanë qenë të implikuar në skandalin seksual, janë vënë në dijeni strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë-Gjirokastër.

Për rastin në fjalë Gjykata në Gjirokastër  ka caktuar masën e arrestit burg pa afat për P.B, dhe ka shpallur në kërkim policin tjetër të komisariatit të Tepelenës,  Artur Ago.

 

Po ndodh...

ide