I vendosi 3 herë brenda 2 vitesh tritolin mobilerisë në Durrës, arrestohet autori

7 Prill 2024, 12:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

I vendosi 3 herë brenda 2 vitesh tritolin mobilerisë në
Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e regjistruar rreth 4 ditë më parë në në Rrashbull të Durrësit, ku një person shpërtheu me lëndë plasëse fasadën e dyqanit të mobilerisë “Luart Mobileri” në pronësi të 36-vjeçarit Artan Alla.

Blutë e qytetit bregdetar raportojnë se kanë arrestuar shtetasin Alban Qira 33 vjeç, banues në fshatin Borizanë, i cili dyshohet si autor i ngajrjes.

Mobilera ka qenë shënjestër e shpërthimeve me mina artizanale tre herë brenda dy vitesh dhe sipas autoriteteve policore autori ka qenë i njëjti dhe krimi dyshohet për çështje pronësie.

“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve, është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë me eksplozivin në duar, teksa shfaqet i maskuar me kapuç dhe maskë anti-covid.

Policia ka sekuestruar dy automjete dhe 2dy celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...