
I zhdukur prej tre ditësh, gjendet i pajetë 66-vjeçari në Devoll

9 Shkurt 2024, 13:31 / AKTUALITET
Një person është gjetur i pajetë në Devoll këtë të premte. Viktima, një 66-vjeçar, sipas policisë, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Ai ishte larguar nga banesa tre ditë më parë.
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2024, rreth orës 12:55, në afërsi të fshatit Hoçisht, Devoll, është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll. Nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 06.02.2024.
Paraprakisht dyshohet se 66-vjeçari mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
-
Drejtoi makinën pa patentë, arrestohet 18-vjeçari në Gjirokastër
9 Shkurt, 13:15 -
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128