
Çiklistët përplasen gjatë garës në Vlorë, tre të lënduar

Disa çiklistë janë përplasur në aksin Kuç-Qeparo teksa garonin në edicionin e 81-të të turit çiklistik të Shqipërisë.
Sipas informacioneve 3 prej tyre kanë mbetur të lënduar, ndërkohë janë dërguar në spital.
Çiklistët u përplasën teksa po kryenin etapën e katërt të këtij edicioni që përfshin itinerarin Vlorë-Himarë-Llogara.
Edicioni i 81-të i çiklizmit startoi më datë 20 Maj në sheshin ‘Skëndërbej’ në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128