“Iku ore ikuuu...”/ Dalin pamjet e rënda të atentatit në Vlorë

18 Dhjetor 2024, 23:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Iku ore ikuuu...”/ Dalin pamjet e rënda të atentatit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës, ku më shumë se 20 plumba janë zbrazur drejt automjetit të Kejvin Hajrullës, kushëriri i Inez Hajrullës i njohur si i forti i Vlorës i cili i ka shpëtuar tre atentateve.

Në pamjet shihet momenti kur i plagosuri nxirret nga mjeti ku iu bë atentat dhe futet me urgjencë në një mjet tejtër për t’u nisur drejt spitalit.

Si pasojë e atentatit ka mbetur i plagosur 30 vjeçari, por edhe një shitës dyqani, të cilin e kanë kapur plumbat gabimisht. Ai është identifikuar si Armand Spahiu.

Të dy ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve. Pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në afërsi të fshatit Panaja, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide