Inceneratorët/ PD: Sekserët e Ramës grabisin miliona

13 Shtator 2022, 11:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Inceneratorët/ PD: Sekserët e Ramës grabisin miliona

Partia Demokratike ka publikuar dokumentet që nxjerrin në pah vjedhjen e miliona eurove nëpërmjet inceneratorëve. Jamarbër Maltezi, anëtari i Këshillit Kombëtar PD, i ka drejtuar sot, pesë pyetje të reja SPAK-ut në lidhje me inceneratorët dhe këtë radhë, ka nxjerr në pah një person të lidhur me mediat.

“Miliona euro sekserëve të Edi Ramës, Mërtiri-Zoto-Blushi, - tha para medieve maltezi. - Me paratë publike të taksave të shqiptarëve, të mbahet mbyllur goja në ekrane, - tha ai dhe publikoi dokumentet që e faktojnë.

“Sot do të tregojmë dokumente të transfertave bankare nga kompania e inceneratorëve, Integrated Energy, drejt një kompanie bullgare në pronësi të sekserëve me të cilët ndan paratë Edi Rama, - deklaroi Malltezi nga foltorja e PD. - Miliona euro janë shuma të majme dhe të padëgjuara, edhe për kompanitë më prestigjioze të botës, por arsyeja kuptohet: nuk janë për ekspertizën, por për ‘perizën mediatike’, dmth që hajdutëria e inceneratorëve të mos shfaqet në ekranet e drejtorëve-sekserë që marrin lekë me thes nga Rama.

Për këtë qëllim u krijua edhe guacka në Bullgari nga sekserët e Ramës: Mërtiri-Zoto-Blushi. Të grabisin miliona euro nga paratë publike të taksave të shqiptarëve dhe me to të mbanin mbyllur gojë e ekrane!

Këto fatura fiktive, me vlerë miliona euro, janë lëshuar nga guacka në Bullgari për kompaninë e inceneratorëve në Tiranë, që gjithashtu, merr e vazhdon të marrë miliona, ndonëse nuk ekziston inceneratori.

Pyetjet sot i vazhdojmë për SPAK-un, që ka mbetur si sopatë pa bisht, që nuk i duhet gjë kurrkujt, veç Edi Ramës dhe dishepujve të tij në sektin e hajdutërisë:

1. Çfarë ekspertize ofrojnë tre sekserët e Edi Rames: Mërtiri, Zoto dhe Blushi?

2. Për çfarë ka faturuar mbi 1 milion euro, kjo guacka në Bullgari, kompaninë e inceneratorit të Tiranës që po grabit miliona euro të tjera, por incenerator nuk ka?

3. Koka është në burg për fatura fiktive prej 9 muajsh. Pse ky standard i dyfishtë?

4. Po faturat mbi 1 milion euroshe të 3 sekserëve të Edi Ramës, a janë reale apo fiktive?

5. A janë Rama-Agaci-Ahmetaj-Veliaj përmbi ligjin, që SPAK nuk guxon të veprojë ndaj tyre, edhe kur:

a- kryhet procedurë anti-ligjorë në kundërshtim me shkresën e APP;

b- tallen me kinse 9 procedura brenda ditës;

c- shkelin strategji dhe ligje për të grabitur miliona euro pa tender dhe pa specifikime teknike;

d- çojnë paratë në guacka për të ryshfetuar zyrtarë dhe media;

e- marrin 29 euro/ton, ndonëse nuk ekziston inceneratori?

Koka e Lefterit nuk është koka e haram-defterit!

Koka është Rama-Ahmetaj-Agaci-Veliaj dhe sekserët e tyre janë Mertiri-Zoto-Gugallja-Blushi.

PD me pyetje të përditshme për inceneratorët: Miliona euro sekserëve të Edi Ramës, Mërtiri-Zoto-Blushi. Me paratë publike të taksave të shqiptarëve të mbahet mbyllur goja në ekrane! Ja dokumentet që e faktojnë.

Inceneratorët/ PD: Sekserët e Ramës grabisin miliona

Inceneratorët/ PD: Sekserët e Ramës grabisin miliona

Inceneratorët/ PD: Sekserët e Ramës grabisin miliona

Inceneratorët/ PD: Sekserët e Ramës grabisin miliona

 

 

 

Po ndodh...