Inceneratori i Tiranës, Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën për lirim nga burgu ish-ministrit Lefter Koka

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e radhës për lirim nga burgu të ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka.
Këtë herë, ish-zyrtari ilartë i izoluar në qeli prej dhjetorit 2022, fillimisht për inceneratorin eElbasanit e më pas edhe për atë të Fierit, kërkoi të thyente masën e tretë tësiurisë “arrest në burg”, caktuar ndaj tij për çështjen e inceneratorit tëTiranës.
Një Kolegj Penal i Gjykatës së lartë vendosi nuk pranoi rekursin e bërënga ish-ministri, i akuzuar për “shpërdorim të detyrës”, duke lënë tëpandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë nga Shkalla e Parë dhe Apelii Posaçëm.
Të njëjtën masë sigurie, Gjykata e Lartë la në fuqi edhe përTaulant Tushen, drejtorin e drejtorisë së punëve publike në Bashkine e Tiranesdhe Namik Simixhiun, ish anetarin ikomisionit për dhënien e koncesionit.
Ndërsa për të dyshuarit Alba Thoma, PëllumbaAbeshi, Silena Tola e Sidita Kopliku Gjykata e Lartë konfirmoi masën e “arrestitnë shtëpi”. Aktualisht mbi ish-ministorin Lefter Koka rëndojnë tremasa sigurie “arrest në burg” dhe du vendime fajësie.
Në përfundim të gjykimittë dosjes së inceneratorit të Fierit, Koka u fajësua për “korrupsion” dhe “pastrimtë parave” dhe u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg, ndësa në çështjen einceneratorit të Elbasanit 5 vjet e 8 muaj burg.
Të dy vendimet janë ankimuarprej tij dhe presin gjykimin në Apelin e Posaçëm. Në vijimësi Koka ka kërkuar zbutje të masës sësigurisë, në të tre shkallët e gjykimit, duke paraqitur edhe raporte mjekësorepër probleme të rënda shëndetësore, por në asjë rast nuk ka bindur gjykatën, talirojë nga “arresti në burg”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



