Invalid me këmbë të prera, jeton në banesën sociale pa ashensor

14 Nëntor 2024, 21:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Invalid me këmbë të prera, jeton në banesën sociale pa

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur ankesë nga banorët e pallateve sociale në Shkozet, Bashkia Durrës.

Bëhet fjalë për 4 pallate, 5 dhe 6 katësh, që i kanë ashensorët jashtë funksionit, që nga viti 2018. Një prej këtyre pallateve banon edhe Gëzim Kallbaqi, i cili është invalid dhe ka 3 muaj, që nuk lëviz, pasi i kanë prerë këmbën, për shkak të diabetit.

Gazetarja: Si je? Më ke pritur tek shkallët.

Gëzim Kallbaqi: Problemin këtu e kemi. Kam dy muaj që as dal, as bëj. Është bërë ai divani gropë fare.

Gazetarja: Gëzim unë ty po të shoh që je tek karroca, nga se vuan?

Gëzim Kallbaqi: Unë vuaj nga diabeti. Kam 15 vjet në Kemp, grupi i dytë, por u keqësua diabeti që shkoi pak më lart dhe prevën këmbën.

Gazetarja: Të shkuara! Sa kohë ke në këtë gjendje?

Gëzim Kallbaqi: 2-3 muaj kam. Dua të shkoj të bëj vizitë, nuk shkoj dot.

Gëzim Kallbaqi: Nuk shkoj dot.

Gazetarja: Ke 3 muaj që je ngujuar totalisht?

Gëzim Kallbaqi: Jam i izoluar brenda. Më kanë marrë në krah që më kanë zbritur për të shkuar në Tiranë, nusja megjithë një komshiun tim.

Gazetarja: Nga kati i 3 deri poshtë?

Gëzim Kallbaqi: Kam shkuar katër herë që kam bërë kërkesë në bashki, njëri më thoshte “nuk dimë gjë”, tjetri më thoshte “nuk e dimë se kush e ka bërë pallatin”. Lutem nëpërmjet “Stop-it” të zgjidhni problemin që unë të shkoj të bëj vizitat.

Për këtë problem “Stop” pyet drejtorin e projekteve në Bashkinë e Durrësit, Lorenc Facja i cili premton se në muajin Dhjetor të këtij viti, do bëhet tenderi, për vënien në punë të 4 ashensorëve.

Lorenc Facja: Në këto 4 pallate do të vendosen ashensorë të rinj, nuk do të bëhet më riparim sepse ato janë jashtë pune dhe jashtë kushteve teknike, sepse nuk bëhet dot kolaudimi i atyre ashensorëve. Nga specialistët tanë është bërë dhe verifikimi dhe nuk vendosen në punë.

Gazetarja: Sa zgjat e gjithë procedura?

Lorenc Facja: Procedura e hedhjet së tenderit do të bëhet para Vitit të Ri, pra në Dhjetor mbyllet procedura e tenderit dhe më pas do të bëhet vendosja në objekt të ashensorëve të rinj. Duke marrë shkas nga “Stop-i” u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mirëmbajnë ashensorët e rinj që do të vendosen në objekt dhe ky problem do të zgjidhet përfundimisht për këto 4 pallate që ju jeni interesuar./tvklan

 

Po ndodh...