Ish-gjyqtari Besnik Hoxha paraqitet në SPAK!
Besnik Hoxha, ish-gjyqtar i Gjykatës së Tiranës është thirrur për të dhënë deklarime në SPAK.
Në korrik të këtij viti Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkarkoi Hoxhën nga detyra, duke ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të tij. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj.
Besnik Hoxha u konfirmua në detyrë me shumicë votash një vit më parë në KPK, por ky vendim u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili pretendoi se vendimi i KPK-së ishte i cenueshëm në të tri kriteret e rivlerësimit.
Gjatë konkluzioneve përfundimtare më 22 korrik, Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Hoxha për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm. Hoxha i kundërshtoi shkaqet e ngritura në ankim si të pabazuara dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK.
Kryesuesja Shtylla bëri me dije gjatë shpalljes së vendimit konkluzionet e përmbledhura. Mbi shkakun e ankimit për vlerësimin e burimeve të krijimit të një objekti me tre kate në Shkodër, Shtylla tha se deklarimet e subjektit lidhur me kohën e ndërtimit të objektit kanë mospërputhje thelbësore, duke e bërë të paqëndrueshme pretendimet e tij.
Kolegji ka konsideruar si deklarime që i afrohen më shumë realitetit të ndërtimit të objektit dhe vlerave të shpenzuara, atë fillestare dhe të vitit 2004. Duke u bazuar në ato deklarime, është kryer analiza financiare e kësaj pasurie, prej nga ka rezultuar pamundësi financiare edhe më e madhe nga ajo e konstatuar në KPK.
Kolegji e gjeti të drejtë edhe shkakun e ankimit të Komisionerit lidhur me një apartament në Tiranë të përdorur nga subjekti, pasuri për të cilën Ballhysa vlerësoi se gjyqtari Hoxha, më së paku është përpjekur ta paraqesë në mënyrë të pasaktë.
Sipas KPA, subjekti ka bërë deklarime kontradiktore e të pabesueshme për qëndrimin e familjes së tij nga 2010 e në vijim, deri në 2016-ën, kur ai deklaron se kanë jetuar në atë apartament. Ashtu si Komisioneri, edhe Kolegji konstaton se subjekti ka qenë përdoruesi i vetëm i këtij apartamenti, si dhe ka ndërmarrë veprime formale për t’u bërë pronar që në 2011-ën, kur ka paguar 107 mijë euro që përbënte këstin e pare të çmimit të pasurisë.
Kolegji vlerëson se Hoxha nuk ka pasur mundësi të kryejë këtë pagesë, pasi dështoi të provonte se kjo shumë e marrë hua, justifikohej me burime të ligjshme.
Shpjegimet e subjektit, se ishte detyruar të kthente huan pasi nuk kishte mundur të shiste shtëpinë në Shkodër, janë gjetur të pabesueshme nga Kolegji, pasi marrëdhënia e huas ishte zgjidhur që në vitin e parë, megjithëse ishte me afat pesëvjeçar. Po ashtu, është gjetur pa arsye logjike dhe ekonomike, që subjekti, pas kthimit të huas për pamundësi shlyerje, të merrte përsipër një detyrim të ri në cilësinë e dorëzanësit për garantimin e detyrimit të shtetasit Ç.T, në një kredi në vlerën e 19.1 milionë lekëve – vlerë kjo disa herë më e madhe se huaja. Sipas KPA, i vetmi shpjegim për këtë veprim të subjektit do të ishte sigurimi mjeteve monetare nëpërmjet Ç.T..
Kolegji ka gjetur të drejtë dhe pretendimin tjetër të Komisionerit, se analiza e KPK për zërin e shpenzimeve të udhëtimeve ishte kryer në kundërshtim me jurisupudencën e deritanishme të procesit të vetingut të magjistratëve. Për rrjedhojë ka rezultuar pamundësi financiare më e madhe nga ajo e konstatuar në Komision.
KPA konstatoi se subjekti nuk ka zbatuar detyrimin për deklarimin e një automjeti.
Ndërkohë, Kolegji vlerësoi se konkluzioni i Komisionit për aftësitë profesionale mbetet i pandryshuar, si dhe nuk janë gjetur probleme të mjaftueshme për të kolauduar se Hoxha ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128