Ish-kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin

1 Shkurt 2025, 16:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ish-kreu i ARRSH Evis Berberi mbetet në burg, Gjykata e Lartë i
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish kreut të  Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi që kërkonte lirimin nga burgu.

Ai kundërshtoi vendimin e Apelit të Posaçëm për masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa treshja e gjyqtarëve të lartë e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi, e rrëzuan kërkesën.

E njëjta trupë ka shqyrtuar të njëjtën kërkesë të paraqitur nga Berberi edhe më herët. Për të disatën herë kërkesat e Evis Berberit për masë më të butë sigurie janë rrëzuar qoftë nga GJKKO, Apeli i Posaçëm apo edhe nga Gjykata e Lartë.

Ish kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej 14 marsit 2024. Bashkë me të në pranga u vendos edhe Valter Begaj edhe Ervis Lami. Ky i fundit u la i lirë pak kohë më parë nga Shkalla e Parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

SPAK thotë se Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por edhe në krye të ARRSH dha gjashtë tendera për kompaninë e ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Dy biznesmenët Lami dhe Begaj dyshohet se në bashkëpunim me Berberin , kanë bërë shitje fiktive të kompanisë së ish kreut të ARRSH dhe veprime të tjera fiktive duke bërë të mundur fshehjen e veprës penale të korrupsionit. Hetimet që kreu SPAK, treguan se përfitimi ka qenë rreth 2.2 milion euro që u investuan nga kompania “DAAM” shpk, në pasuri të paluajtshme.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128