Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari me dy identitete! Ja për çfarë akuzohet
Një 32-vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK.
I riu me iniciale E. C., alias E. Gj, akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.\
Ndaj tij, në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.
Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç.
Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
