“Ishuj me ngjyra”, 580 milionë për ngjyrosjen e pallateve me skenarë dhe filma shqiptarë

29 Shtator 2022, 18:50 / JETË ALFA PRESS

“Ishuj me ngjyra”, 580 milionë për ngjyrosjen e pallateve

Zona e ish-Kinostudios do t’i nënshtrohet një transformimi urban. Një tender në vlerë 583 milion lekë është hapur për këtë qëllim dhe parashikon rehabilitimin e qendrës së zonës përgjatë te gjithë gjatësisë se rrugës “Aleksandër Moisiu” duke përfshirë lidhjen e kësaj rruge me rrugën “Xhanfize Keko”.

Sipërfaqja e përgjithshme e ndërhyrjes rehabilituese është 21 mijë e 933 metra katrorë.

Projekti i tenderuar i sheshit parashikon krijimin e njjë xhepi urban, me një brez të dendur pemësh dhe 4 ishuj me forma të çrregullta, të shtruara me beton me ngjyra të ndryshme me forma rrethore. Sheshi që aktualisht përdoret si parking për automjetet nga banorët do të kthehet në kënd lojërash dhe në hapësirë pushimi.

Në shesh është krijuar vizualisht një rruge me një kalim për lëvizjen me orar te kufizuar të makinave. Kjo rrugë do të shërbeje për hyrjen e makinave të cilat do të furnizojë bizneset  që ushtrojnë aktivitetin e tyre në katet e para të pallatit 5 katësh që prezantohet me sheshin.

Sa i përket rrugës Aleksandër Moisiu, ajo do të jetë një rrugë me dy korsi 6.8 metra për secilin drejtim lëvizje, një korsi biçikletash me dy kalime dhe me gjerësi të përgjithshme 1.5 metra, trotuaret me gjerësi 3 metra në të dy krahët si dhe brez i gjelbër mes korsive të makinave dhe atyre të biçikletave.

Fasadat e godinave që kufizojnë sheshin do ti nënshtrohen rehabilitimit tërësor, veshje fasade sistem kapotë dhe unifikim arkitektonik me ngjyra dhe forma. Ne këtë rast motivet e  ngjyrosjes do jene ne përputhje me arkitekturën e sheshit me ngjyra vibruese, plot jetë dhe  me skenarë dhe figura nga filmat shqiptare ose nga jeta e përditshme./SCAN

 

 

Po ndodh...