Itali/ I skeduar që nga 1996, shqiptari kapet duke përgatitur mbi 1 kg kokainë

Një shqiptar u arrestua nga karabinierët, teksa në kontrollin e banesës iu gjetën mbi 1 kg kokainë dhe një shumë eurosh cash dhe materiale për përgatitjen dhe paketimin e mallit.
Në fakt nuk ka qenë e vështirë për të depërtuar në banesë, pasi gruaja e të dyshuarit kishte lënë derën hapur, pasi po shëtiste qenin në park. Aksioni erdhi për goditjen e një rrjeti shpërndarësish të drogës në parqet e qytetit, deri edhe te fëmijët e mitur.
Shqiptari i arrestuar është Agim Kajno, 63 vjeç, poseduesi i kokainës.
Ndërhyrja u bë në kopshtet publike në Viale alla Vittoria edhe në Alganon, Corso Alfieri, pranë Piazza Roma.
Karabinierët u ndeshën me Kajnon, i skeduar më parë si kontingjent në shitje droge dhe për të cilat kishte kryer dënime. Ai ka qenë i skeduar që prej vitit 1996. Fillimisht u mbajt nën vëzhgim, teksa para se të ndërhynin e panë shumë nervoz, i shqetësuar dhe që bënte lëvizje të çuditshme, teksa mbante në dorë një çantë të zezë.
Agjentët e ndoqën deri në shtëpi dhe për fatin e tyre, gruaja e Kajnos la derën e shtëpisë hapur, duke ua lehtësuar punën efektivëve.
Kur pa policët, shqiptari tentoi arratisjen dhe u përlesh me ta, por pa sukses, pasi e shtrinë në dysheme. Gjatë kontrollit gjetën me lehtësi çantën, brenda të cilës, në dhomën e gjumit, kishte pakon e kokainës, materialet për paketimin e dozave, përfshirë makina e paketimit me vakum.
Kishte nisur përgatitjen e qeseve dhe po ndante mallin në doza. Pesha totale shkoi në 1035 gramë. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 2500 euro, të ardhura të mundshme nga tregtimi i drogës.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

