Itali/ Kapen dy shqiptarë me 15 kg kokainë dhe 100 mijë euro

30 Gusht 2025, 19:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Itali/ Kapen dy shqiptarë me 15 kg kokainë dhe 100 mijë euro

Dy shqiptarë, 25 dhe 36 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës. Ata u kapën teksa udhëtonin me makinë, me 2 kg kokainë dhe rreth 70 mijë euro, që po tentonin t’i fshehnin ose hodhnin gjatë ndjekjes, raportojnë mediat italiane.

Kontrollet në banesat e tyre zbuluan pjesën tjetër të drogës dhe valutën, duke çuar totalin e kokainës të kapur në 15 kg dhe rreth 100 mijë euro cash. Kokaina ishte e paketuar me natriban të ndryshëm, që dyshohet të tregonin porositësit.

Njëri nga të dyshuarit tentoi të arratisej gjatë ndalimit, por u ndalua nga policia. Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e bashkëpunëtorëve që dyshohet të ketë menaxhuar trafikimin mes Toskanës dhe Umbrias, ku vlera e drogës në tregun e pakicës kap shifrën mbi 1 milion euro.

 

Po ndodh...

ide