
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator të sofistikuar kokaine dhe kraku, arrestohet shqiptari i ‘papunë’! Kishte ngritur rrjet...

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane teksa ishte i përfshirë në përgatitjen dhe trafikimin e drogës në zonën e Imperias.
I arrestuari është i riu me inicialet I.A., kurse statusi i tij si i papunë vuri në lëvizje agjentët e antidrogës.
Sipas hetimeve, ai kishte organizuar një rrjet të organizuar trafikimi droge, përfshirë kokainë, krak (crack) dhe marihuanë, me qëllim furnizimin e të rinjve të droguar në kryeqytet dhe qytetet fqinje.
I ndaluar pranë shtëpisë së tij menjëherë pasi i kishte dhënë një dozë kokaine një klienti nga Santo Stefano al Mare, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij iu gjet një sasi e konsiderueshme droge.
Policia sekuestroi 54,51 gramë kokainë, 62,9 gramë krak dhe 15,5 gramë marihuanë.
Gjatë kontrollit të banesës u zbulua edhe një një laborator i vërtetë i përdorur për përgatitjen, konservimin, peshimin dhe paketimin e lëndëve narkotike, i kompletuar me tretës kimikë të nevojshëm për “larjen” e kokainës dhe shndërrimin e saj në krak, një substancë veçanërisht e fuqishme dhe e rrezikshme për shëndetin, informon media italiane.
Policia sekuestroi gjithashtu edhe një sasi të madhe parash. Pas arrestimit, shqiptari është izoluar në paraburgim, në pritje të procesit hetimor dhe gjyqësor.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128