
Itali/ Çmontohet organizata e ‘turistëve’ të kokainës, 8 shqiptarë të arrestuar! Rrjetin e drejtonte një 31-vjeçar nga Shqipëria, jepte urdhra me telefon

Dy shqiptarë janë arrestuar së fundmi nga karabinierët e Sora në Itali, pasi akuzohen për trafik droge.
Gjithsej tetë persona u hetuan gjatë procesit investigativ dhe të koordinuar nga prokuroria e Cassino në këtë operacion të nisur dy vite më parë, e që lejoi çmontimin e një rrjeti të madh të trafikut të drogës.
Hetimi nisi pas arrestimit, në dhjetor 2023, të një shtetasi shqiptar 23-vjeçar, të cilit i ndalur në Costantinopoli në Sora, iu gjet një dozë kokaine. Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë lejoi oficerët të gjenin edhe 30 gramë kokainë të tjera dhe rreth 2000 euro të sekuestruara.
Ky ishte konfirmimi i parë i një aktiviteti më të gjerë, ku apartamenti rezultonte i blerë nga një tjetër shqiptar, 31 vjeç, i larguar nga Italia prej disa vitesh. Por kjo hyrje sipas hetuesve ishte kthyer në një rezidencë, ku sipas medias së vendit fqinj, ‘strehoheshin kreshnikët e grupit kriminal’.
Pronari i banesës, 31-vjeçari që aktualisht ndodhet në Shqipëri, dyshohet se është edhe kreu i këtij rrjeti kriminal.
Nga ndjekja e veprimtarisë së organizatës, ata kishin një skemë të paracaktuar dhe role të ndara, teksa vepronin si “turistë sezonalë narkotrafiku”. Në Itali ky grup drejtohej nga vëllai 26-vjeçar i shqiptarit tjetër që rezulton pronari i banesës.
I riu rezultoi se në një nga udhëtimet e kryera në tetor 2023, ka qenë në të njëjtin avion me 23-vjeçarin e arrestuar në banesën në ‘Via Costantinopoli’. Urdhrat për ‘turistët’ jepeshin në një numër telefoni të dedikuar, duke përdorur disa ‘dredhi’. Prej këtij numri drejtohej edhe rrjeti i trafikimit dhe aktivitetit ilegal.
Paratë që fitoheshin i dorëzoheshin personit që thirrej me emrin e koduar “Turkistes” (turistët), teksa u zbuluan edhe udhëtimet e shpeshta. Më 6 Dhjetor 2024 u krye një tjetër aksion, teksa me qen antidrogë u zbuluan 50 gramë kokainë dhe u arrestua një tjetër shqiptar 45-vjeçar, informon media.
Sot (6 Shkurt) u ekzekutuan edhe urdhrat e ndalimit për një 31-vjeçar shqiptar rezident në Itali dhe partneres së tij. Janë kontrolluar banesat e 5 të dyshuarve, ku u zbuluan sende të tjera të paligjshme.
-
Ukraina pranon avionët e parë luftarakë francezë, Mirage 2000
6 Shkurt, 16:52 -

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128