Itali/ Përgjimet SKY ECC çmontojnë klanet mafioze Sacra Corona Unita dhe Ndragheta, bashkëpunonin me shqiptarët! 33 arrestime të reja, 97 vetë nën hetim

21 Nëntor 2024, 20:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Itali/ Përgjimet SKY ECC çmontojnë klanet mafioze Sacra Corona

Përgjimet e telefonave të koduar SKY dhe ECC ka zbuluar dy klane të fuqishme të trafikut të drogës në Itali, nëpërmjet Amerikës së Jugut, pjesë e të cilëve ishin edhe grupet shqiptare dhe spanjolle.

Operacioni i Antimafias së Leçes u zhvillua në rajonin e Puljas ditën e djeshme, me pjesëmarrjen edhe të Guardia di Finanza, përveç Policisë.

Bëhet fjalë për dy linja hetimore, që janë bashkuar mes tyre, në investigim të nisur që nga viti 2020 nga hetuesit, me 97 persona në total të dyshuar, prej të cilëve 72 të arrestuar deri tani.

Operacioni i djeshëm ka çuar pas hekurave 33 persona, kurse dy të tjerë janë nën arrest shtëpiak. Mes të arrestuarve janë edhe shumë shqiptarë, kurse emrat nuk janë publikuar në dosjen voluminoze.

Hetuesit thonë se edhe pse anëtarët e klaneve si Sacra Corona Unita apo Ndragheta, që komunikonin mes tyre nga Salento në Leçe dhe Brindizi, në bashkëpunim narkotrafiku dhe krime të tjera, përdornin telefona të koduar, është arritur të përgjohen në vijimësi, deri në goditje e tyre. Fal SKY ECC hetuesit arritën të dokumentonin aktivitetin e grupit kriminal.

Krimet e pretenduara në cilësi të ndryshme ndaj 97 bashkëpunëtorëve të dyshuar janë shoqatë kriminale e tipit mafioz, trafik droge, pastrim parash, vetëpastrim, përdorim parash, mallrash apo shërbimesh me origjinë të paligjshme, transferim mashtrues vlerash dhe lëshim faturash për operacione inekzistente. 

Prokuroria ka evidentuarbashkëpunimin e Sacra Corona Unita të Leçe, si dhe klanit Pepe-Brigante, grupi Penza, në krye të të cilit - sipas pikëpamjes së DDA - është Marco Antonio Penza, aktualisht i arrestuar për shoqatë mafioze në Nuoro. Të dyja këto bashkëvepronin edhe me Ndrageta-n kalabreze dhe grupeve spanjolle e shqiptare.

Për të ndihmuar organizatën shërbente një konsulent tatimoro-financiar, Antonio Baldari, nga Leçe, ish-kontabilist, të cilit do t'i ngarkohej detyra të identifikimit të sektorëve të tregut në të cilët do të investohej për pastrimin e fitimeve të ardhura nga aktiviteti kriminal. 

“Kjo i mundësoi shoqatës të zhvillonte jo vetëm një hegjemoninë territoriale në trafikun e drogës, por edhe një dominim progresiv nga pikëpamja ekonomiko-financiare nëpërmjet blerjes së një sërë vendesh publike (pub-e dhe restorante) dhe objekteve tregtare që funksiononin si "lavatriçe" të pastrimit të fitimeve të trafikut të drogës”, shkruan media “Senza Colonne News”.

Prokuroria ka zbardhur edhe skemën se si zhvillohej pastrimi i parave, si nga dërgesat si “pagesa page” për biznese inekzistente, deri tek blerja e aktiviteteve tregtare dhe pasurive të patundshme.

 

Po ndodh...

ide