Itali/ Po trafikonin 1 kg kokainë me logo ‘Youtube’ dhe skuter, arrestohen 2 shqiptarët në Rimini

Po trafikonin 1 kg kokainë me një çantë firmato dhe logo “Youtube“, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar.
Operacioni u krye në Rimini, teksa grupi i dyshuar mbahej nën vëzhgim prej 17 nëntorit. Të ndaluarit janë 24 dhe 32 vjeç, që aktualisht ndodhen në paraburgim.
Hetimi u ngrit nga raportimet në lidhje me një tregtar të ri droge aktiv në zonën e Viale Rimembranze. 32-vjeçari, i cili zakonisht përdor një skuter, është parë duke bërë një dërgesë të dyshimtë.
Karabinierët ndoqën momentin kur 32-vjeçari i kaloi 24-vjeçarit një çantë të një marke të njohur veshjesh, ku kishte një mbështjellës celofani me logon e Youtube-it. Brenda kishte mbi një kilogram kokainë të pastër, me vlerë tregu rreth 50 mijë euro. Më tej, 32-vjeçarit iu gjetën edhe 6 doza kokainë, shkruan media italiane.
Pas shkëmbimit, 24-vjeçari u ndalua teksa iu afrua makinës së tij, brenda së cilës nuk u gjet më drogë. Të dy u arrestuan për trafik droge dhe gjatë marrjes në pyetje zgjodhën të mos përgjigjeshin.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


