Itali/ Sherri mes shqiptarëve zbulon një arsenal armësh, arrestohet 36-vjeçari

Një konflikt i dhunshëm mes dy shqiptarëve në Appiano Gentile ka zbuluar një arsenal të vërtetë armësh dhe ka çuar në arrestimin e 36-vjeçarit Oltion Brahimaj, banor i Lomazzos, me vendbanim në Rovellasca.
Ngjarja ndodhi në Via Cavour, ku Brahimaj u përfshi në një sherr me një 28-vjeçar shqiptar, gjithashtu nga Rovellasca, me të cilin kishte konflikte të mëparshme. Sipas mediave italiane, gjatë përplasjes fizike, viktima e filmoi autorin me celular në momentin kur ky i fundit e goditi me qytën e një pistolete dhe e kërcënoi me jetë.
Menjëherë pas incidentit, forcat e karabinierëve ndërhynë dhe e ndaluan Brahimajn, i cili fillimisht mohoi përdorimin e armës, duke pretenduar se bëhej fjalë për një copë metali. Por, pas përballjes me pamjet filmike, ai pranoi ngjarjen dhe i çoi hetuesit në një garazh në Bregnano, ku punonte dhe mbante armën.
Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan më shumë se pritej:
Një pistoletë Pietro Beretta 9 mm me numër serial të fshirë,
Një Colt King Cobra gjithashtu pa numër identifikues,
212 fishekë të kalibrave të ndryshëm (38 dhe 9 mm),
Doreza të bardha që dyshohet se përdoreshin për të mos lënë gjurmë.
Arsenali ngre dyshime për lidhje të mundshme me aktivitete kriminale të organizuara, ndërkohë që i dyshuari ndodhet tashmë në izolim në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe procedurës gjyqësore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
