Jahti i tyre rrezikonte të fundosej, shpëtohen 4 turistët që mbetën në det të hapur mes Velipojës dhe Shëngjinit
4 turistë të huaj janë arritur të shpëtohen në ujërat midis Velipojës dhe Shëngjinit.
Mësohet se mjeti lundrues me të cilin 4 turistët, dy anglezë, një zvicerian dhe një australian ishin nisur nga Mali i Zi pësoi efekt dhe rrezikonte të fundosej në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit.
Fatmirësisht ndërhyrja e efektivëve të trajnuar të njësisë Detare dhe Policisë Kufitare ishte e menjëhershme, duke bërë të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen në breg të këtyre shtetasve në gjendje të mirë.
Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.
4 shtetasit e huaj kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën dhe që nxorën në breg edhe mjetin lundrues.
Njoftimi:
Gjiri i Durrësit
Efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare shpëtuan 4 shtetas të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.
Mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas (dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë 4 shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.
4 shtetasit e huaj kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën dhe që nxorën në breg edhe mjetin lundrues.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128