Kallëzohet në SPAK i riu që e quajti veten “petal i trëndafilit socialist”, zbulohet arsyeja

Por tani, Dasho Veizaj duhet të përballet me prokurorët e SPAK-ut teksa është kallëzur në Prokurorinë e Posacme me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Ai deklaroi publikisht se ka lindur dhe është rritur në Lushnjë, ndërkohë që sikurse provohet nga lista e zgjedhësve, por edhe një foto e publikuar në rrjetet sociale, rezulton se ka votuar në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Himarës vitin e kaluar.
Ish-kandidati i opozitës në këto zgjedhje, Petro Gjikuria, i ka kërkuar SPAK-ut që krahas kallëzimit që ka bërë për lëvizjen e votuesve në favor të rivalit të tij, Vangjel Tavo, të hetohet edhe ky rast.
“Sa kohë që shtetasi Dasho Veizaj, publikisht deklaron se ka lindur dhe është rritur në Lushnjë, ka dyshime të arsyeshme se transferimi prej tij i gjendjes civile në bashkinë Himarë është kryer në shkelje të ligjit nr. 10129/2009 duke përdorur dokumentacion të falsifikuar për të provuar vendbanimin apo qëndrimin e tij në Bashkinë Himarë, me qëllim mbështetjen e një subjekti të caktuar zgjedhor, konkretisht kandidatit të Partisë Socialiste, “petal” i së cilës është edhe ai”, shkruan ndër të tjera Gjikuria.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
