Kamioni bllokon aksin “Orikum-Dhërmi”, varg kilometrik mjetesh të bllokuara në Llogara
29 Maj 2024, 14:53 / AKTUALITET

Në aksin rrugor “Orikum-Dhërmi”, në Llogara, një kamion ka bllokuar rrugën duke shkaktuar trafik kilometrik.
Policia bën me dije se po punon për zhbllokimin e rrugës, ndërsa dyshohet se kamioni ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij ka bllokuar gjithë karraxhatën.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Orikum-Dhërmi”, në Llogara, një automjet kamion dyshohet se ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij është bllokuar rruga.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, deri në hapjen e rrugës.
-
-
Tronditet vendi, lëkundje tërmeti në Italinë e jugut
29 Maj, 14:27
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


