“Kape, q*ja ropt!"/ Zbardhen përgjimet, si Emiljano Shullazi kërkoi eliminimin e Durim Bamit

20 Maj 2024, 13:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Kape, q*ja ropt!"/  Zbardhen përgjimet, si Emiljano Shullazi

Janë zbardhur përgjigjet mes bosëve të krimit në aplikacionin Sky ECC që çuan në lëshimin e 50 urdhër-arresteve nga SPAK.

Pjesë nga dosja:

50. Më datë 07.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

51. Më datë 10.01.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me shtetasin Valter Bami i cili ka lëvizuar r makinë tip Range Rover. Emiljano Shullazi shprehet një moment që, kape qija ropt mos ja zgjat, ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është ktu në burg Rraja ( Rraja) thot që Duri (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128